
Daniel Construction

Adresa: Rruga Aulona, Km 1, Fier, Albania
kompanise
Përshkrimi
Shoqëria “Daniel Construction” është një shoqëri e krijuar që prej vitit 1994 dhe operon ne sektorin e konstruksioneve metalike , fasadave strukturale dhe gjysëm strukturale, kapanone industriale dhe shumë prodhime të tjera industriale. Me një eksperiencë dhe me një klientelë mjaft të gjerë në të gjithë Shqipërinë, shoqëria jonë vazhdon historitë e suksesit duke ofruar shërbimet dhe produktet, më profesionale, funksionale dhe të sigurta.
Emri ynë është garancia jonë kundrejt cdo klient duke siguruar cilësinë e shërbimit tonë si një nga shtyllat kryesore të operimit tonë. Njihemi kudo në vend , atje ku kërkohet devotshmëri , korrektësi dhe efektivitet. “Daniel Construction” operon me përgjegjësi të madhe ndaj cdo klienti dhe cdo partneri. Bashkëpunimi me kompani të mirenjohura të huaja dhe shqiptare si ; Alb-Star, Bankers Petroleum, Bolv-oil, Cobial, ManeTCI, Gener 2, Green Coast, Petromanas kanë garantuar një shtrirje akoma më të gjerë. Shoqëria jonë është afër cdo individi, biznesi të vogël, biznesi të mesëm afër cdo korporate dhe institucioni shtetëror i cili kërkon shërbimet dhe produktet tona.
Çfarë ofron
Një kompani vlerësohet gjithmonë nga shërbimet dhe produktet që ofron.”Daniel construction” ka arritur që nëpërmjet sherbimeve dhe prodhimeve që janë porositur nga individë dhe biznese nga cdo vend i Shqipërise e më gjerë, të ndërtoj një emër me peshë në sektorin e konstruksioneve metalike, fasadave strukturale dhe shumë prodhime të tjera. Logoja e “Daniel construction’’ është e mirënjohur kudo ku kërkohen prodhimet cilësore, garancia dhe jetëgjatesia e produktit. Shoqëria jonë zotëron stafin më të kualifikuar dhe pajisjet më moderne për të realizuar kërkesat e cdo klienti. Filozofia jonë e punës konsiston në lidhjen e marrëdhënieve të partneritetit me cdo klient dukë krijuar një rrjet të mirëorganizuar të operimit.
Disa nga prodhimet dhe shërbimet tona janë:
• Zyra portative
• Kioska, Vendqëndrimi për roje
• Tualetete portative
• Dhoma frigoferike
• Konstruksione të ndryshme metalike
• Fasada strukturale dhe gjysëm strukturale
• Kapanone industrial
• Porta industriale (me Kanata të rrëshkitëshme dhe me palosje)
• Punime të ndryshme duralumini
• Shtylla ndricimi për rruge dhe ambjente te ndryshme
• Struktura inoksi për banko kuzhina, tavolina frigoriferike për banak, mbajtëse tavash për restorante, lavaman inoksi, dollap inoksi për kuzhina, tavolina inoksi për bare, për restorante, kapa inoksi për restorante, tuba aspirimi inoksi, tavolina inoksi shërbimi.
• Depozita te rrumbullakëta inoksi, depozita katrore, depozita për qumesht, vaj, cisterna inoksi.
• Prodhime industriale inoksi për fabrika ushqimore, syrtare inoksi për klinika dentare, për infermieri, tavolina inoksi për veterinari, rafte inoksi, shtylla inoksi per ndricim, shtylla për flamuj.
• Punime llamarine 1mm, 2mm, 3mm ( 1,5-3 mm)
• Përpunim llamarine me piegatrice, ulluqe për kapanone, për shtepi, për vila, për hotele, restorante.
• Përpunime dhe kthime llamarine deri në 10 mm spesor, arkarexha për strukturat e kapanoneve, arkarexha metalike me material zinkato.
• Përpunim kthim llamarine te zinkuar ose inoksi, bakri, previnciale (e zinkuar dhe e lyer).
• Porta hekuri me motorr automatik, qepena, porta industriale.
Sigurojmë cilësi, korrektësi dhe garanci për produktet. Bashkëpunojmë me firma prestigjoze, vendase dhe të huaja si Alb-Star, Bolv-oil, Cobial, Bankers-Petroleum, Petromanas. Cdo shërbim shoqërohet dhe me garancitë e një kompanie e cila ka që prej viti 1994 që operon në tregun shqiptar dhe njihet kudo në territorin shqiptar e më gjerë. “Daniel Construction’’ e bazon shërbimin tek korrektësia duke ju përmbajtur gjithmonë vizionit të cdo klienti.
Shërbime

Kapanone industriale

Kioska me porosi

Kioska tregtare me porosi, mbulim panel sanduic ose panel kompozit dhe alumin

Kioska me panel kompozit

Konstruksione metalike per ndertesa te levizshme

Ndertim kapanoni provizor

Panele sanduic per veshjen e fasades se kapanonit

Prodhim kontenieresh te kompletuar

Prodhim tualete portative per kantier

Prodhim zyra portative per vendroje

Rafte dhe dollape metalike me porosi

Veshje kapanoni me panel kompozit, sandwich, etalbond

Veshje kapanoni me panel kompozit

Kioska te levizshme per artikuj te imet

Zyre portative me panel sanduich

Perpunim kthim llamarine te zinkuar, inoksi, bakri, previnciale

Perpunim llamarine me piegatrice, Ulluqe

Prodhime inoksi per qendra spitalore, klinika, veterinari, infermieri

Punime llamarine 1mm, 2mm, 3mm

Arkarexha per strukturat e kapanoneve
.jpg)
Cisterna inoksi dhe te zinkuara (katrore dhe rrethore)

Depozita me porosi, Ushqimore dhe Industriale

Porta hekuri te automatizuara, qepena, porta garazhi

Prodhime industriale inoksi

Prodhime inoksi per bare restorante

Kapanone sipas porosise

Porta automatike per komplekse banimi

Struktura metalike pushimi per rezidenca

Tavane dekorative me baze metali per ambiente te jashtme

Kangjella metalike
Historiku
Që prej vitit 1994 “Daniel Construction” është prezente në Shqipëri për të sjellë filozofinë e punës të një dimension europian. Jemi një kompani e cila, bazohet kryesisht tek plotësimi i cdo vizioni të cdo klient që kërkon shërbimet tona. Të njohur shumë gjerë, atje ku cilësia dhe korrektësia është kryefjalë , shoqëria jonë ofron cdo shërbim me përgjegjësinë më të madhe ndaj cdo klienti që kërkon një ndërhyrje profesionale në aktivitetin e tij.
E orientuar drejt sigurisë ndaj cdo punimi që ofrojmë kemi ndertuar një rrjet klientele dhe partnerësh shumë të gjerë në Shqipëri dhe jashtë kufive të territorit shqiptar. Të gjitha këto elemente kanë qënë faktori kryesor i suksesit të aktivitetit tonë ndër vite duke realizuar shumë histori suksesi që kanë zgjeruar më tej kredibilitetin tonë. “Daniel Construction” e themeluar në prill të vitit 1994 falë një bashkëpunimi Italo-Shqiptarë, është e specializuar në punimet me hekur , alumin, sandwich, kompozite etj. Të gjitha materialet janë nga më cilësoret dhe strukturat që realizohen kanë garancinë e shoqërisë tonë për sigurinë , jetëgjatësinë dhe funksionalitetin e tyre. Shumëllojshmëria e punimeve na bën një shoqëri e cila , është gjithmonë afër kujtdo që kërkon konstruksione të ndryshme aluminimi , kapanone , porta industriale, kioska e shumë shërbime të tjera.
Punë të kryera

Kapanone me konstruksion dhe panele sanduic

Kioska te levizshme me panele sanduic

Kontenier te levizshem te pajisura me te gjithe elementet

Ndertesa te perkohshme me panel sanduic

Ndertim kapanoni me konstruksion metalik dhe panale sanduic

Ndertim kioska portative

Prodhim zyra te levizshme te perfunduara

Veshje kapanoni me panel kompozit

Zyra portative per kantiere

Zyra te levizshme me rrota

Prodhim kioske me panel kompozit dhe alumin

Prodhim kontenieri tualet per kantiere

Green Coast Resort
Partnere








